Bakllava shtëpie
10 Nën, 2025
Bakllava shtëpie

Përbërësit

2 vezë
1/2 filxhan çaji vaj
2 Lugë gjelle kos
1/2 filxhan çaji qumësht
1 Lugë ëmbëlsire sodë për ëmbëlsira
1 Lugë çaji Krip
1 Lugë ëmbëlsire lëng limoni
miell
1 Tas arra të shtypura
200 gr margarinë
1 Pako niseshte
7 Gota uji sheqer
6 Gota ujë
1/2 Gote uji lëng limoni

Hapat

1

Në një enë hedhim vezët, vajin, qumështin, kosin, lëngun e limonit dhe i përziejmë. I shtojmë miellin, kripën, sheqerin, sodën për ëmbëlsirë dhe i përziejmë derisa të bëhet një brumë pak i fortë.

2

Nga brumi marrim pjesë pak më të mëdha se arra dhe i rrumbullakosim. Mbi tavolinë hedhim niseshte dhe pjesët e brumit i hapim me madhësinë e pjatës së kafese. Këto pjesë i vendosim nga katër mbi njëra-tjetrën duke i lyer me margarinën e shkrirë. Me ndihmën e okllavasë i hapim me madhësinë e tepsisë ku do të bëjmë bakllavanë. I vendosim në tepsi dhe në mes pasi i vendosim arrat vazhdojmë me pjesën tjetër të petave. Pasi vendosim shtresën e fundit anët ia shtypim me anën e një thike dhe më pas e presim në copa. Sipër i hedhim margarinën e shkrirë dhe e vendosim të piqet në furrë me nxehtësi 170 °C për 50-55 minuta derisa të piqet mirë.

3

Përgatisim shërbetin duke zier ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit për rreth 10 minuta dhe pasi të bëhet i vakët ia hedhim bakllavasë së sapo dalë nga furri.

Nëse dëshironi shërbetit mund t’i hidhni disa karafila ose t’i shtoni pak lëng trëndafili për aromë.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
31 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
8 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
9 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
18 Tet, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH