Çokollata ‘Raffaello’
14 Tet, 2025
Çokollata ‘Raffaello’

Toptha më të shijshëm për vetë 15 minuta!

Nevojiten:

  •  5 dl qumësht
  •  3 pudingë vanilje
  •  200 g sheqer pluhur
  •  200 g kokos
  •  100 g lajthi të bluara
  •  100 g lajthi të pjekura (të plota)
  •  50 g çokollatë
  •  200 g margarinë
  •  kokos për petëzim

Përgatitja:

  1. Në 1 dl qumësht tundni pluhurin e pudingut, ndërkaq pjesën tjetër lëreni të vlojë, pastaj zieni pudingun.
  2. Derisa të jetë ende i ngrohtë, shtoni sheqerin pluhur, kokosin, lajthitë e bluara dhe çokollatën e bluar në rende dhe të gjitha bashkoni.
  3. Kur të ftohet, shtoni margarinën e tundur dhe bëni topthat.
  4. Në secilin topth vendosni nga një lajthi dhe rrokullisni në pluhur kokosi.
Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
14 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
14 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
24 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
26 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
9 Gus, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH