Ëmbëlsirë me tri lloje biskotash
28 Shk, 2025
Perbersit:
- 4 pudinga vanilje
- 1 l qumesht
- 200 ml qumesht per njomjen e biskotave
- 250 gr margarin
- 100 gr sheqer pluhur
- 2 pako jaffa biskota
- 2 pako biskota plazma
- 2 pako pishkote(biskota me te cilat behet tiramisuja)
- 2 krem pana me shije vanilje
- 50 gr cokollate pluhur ose therrime cokollate
Udhezimet:
- Ne 1 liter qumesht ziejme pluhurin e pudingave dhe pasi te ftohet shtojme edhe margarine e perzier me sheqerin pluhur.
- Kremin e pudinges e perziejme me margarinen e tundur dhe perziejem se bashku derisa te behet nje mase homogjene.
- Biskotat plazma I njomim me qumesht te vaket dhe shtrijme ne kallep si shtrese e fundit.
- Me pudingen e zier shtrijme nje shtrese mbi biskotat plazma,pastaj she shtrese me biskotat jaffa te cilet gjithashtu I kemi njomur shkurt ne qumesht.
- Persiper biskotave jaffa prap nje shtrese kremi nga pudinga dhe ne fung pishkotat te cilat gjithashtu I kemi kaluar neper qumesht.
- Krejt ne fund persiper pishkoteve qesim nje shtrese me krem pan ate pergaditur sipas udhezimit ne qeske.
- Dekorojme me therrime cokollate ose cokollate pluhur.