Përbërësit:
2 gota miell Finnesa
1 portokall i ngrirë
100 gr çokollatë
1 filxhan sheqer
1 lugë çaji sodë buke
2 lugë kakao
1,5 gotë qumësht
Përgatitija:
Përziejmë qumështin, sheqerin, sodën e bukës, miellin Finnesa dhe kakaon. Pastaj masën e përgatitur e vendosim në tavën për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë për 20 minuta.
Pastaj portokallin e ngrirë e imtësojmë në rende. E shkrijmë çokollatën dhe e përziejmë me portokallin e imtësuar. Me këtë përzierje e lyejmë tortën dhe e vendosim në frigorifer që të ftohet. Ju bëftë mirë!