Ëmbëlsirë e lehtë me kakao
5 Mar, 2025
Përbërësit:
- 150 gr margarinë
- 2 vezë
- 1 gotë e gjysmë sheqer
- 150 ml qumësht
- 1 pluhur për pjekurina
- 1 vanil sheqer
- 3 lugë gjelle kakao
- 2 gota miell
Përbërësit për glazurën:
- 50 gr margarinë
- 2 lugë të vogla nesscaffe
- 2 lugë kakao
- 1 vanil sheqer
- 1 gotë e gjysmë sheqer pluhur
- P.S. Gota duhet të ketë masën 2dl
Përgatitja:
- Shkrijmë margarinën.Vezët i rrahim me sheqer. Pastaj përziejmë të gjithë përbërësit e tjerë.
- Qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë rreth 200*C rreth 15 minuta.
Përgatitja e glazurës:
- Shkrijmë margarinën ,i shtojmë sheqerin,vanil sheqerin,kakaon dhe e perziejmë mirë.Përmbi e dekorojmë me kokos ose arra.
Ju bëftë mirë!