Katrorka me kokos
5 Mar, 2025
Perbersit:
- 3 veze
- 10 luge gjelle sheqer(220 gr)
- 13 luge vaj(180 ml)
- 16 luge miell(300 gr)
- 8 luge qumesht(100 ml)
- 1 pluhur per pjekje
Glazura:
- 250 gr margarin
- 100 gr cokollate per zierje
- 1 luge rum
- 200 ml qumesht
- 1 gote(200 ml) sheqer
- 300 gr kokos
Udhezimet:
- Ndajme te bardhet ng ate verdhat e vezeve.
- Perziejme te bardhat me sheqerin derisa te behet shkume e forte.
- Shtojme te verdhat e vezes nje nga nje duke perzier vazhdimisht.
- Shtojme vajin,qumeshtin dhe miellin e perzier me pluhurin per pjekje.
- Masene pjekim ne kallep 25×35 cm ne temp.180 grade derisa pjeset anesosre te largohen nga skajet pak,ose derisa pjekja vertetohet me rremojce.
- Ne nderkohe ziejme perbersit per glazzuren,Shkrijme margarine dhe cokollaten derisa te bashkohen mire dhe te behet nje mase homogjene.
- Shtojme pastaj edhe sheqerin,qumeshtin dhe rumin(opsionale).
- Pnadispanjen e pjekur dhe te ftohur e prejme ne katrorka.
- Masen per glazuren e qesim ne nje ene me te thelle ku do te kalojme katrorkat neper te gjitha anet.
- Pastaj menjeher secilin katrore e kalojme neper kokos dhe i leme te ftohen.(nje nder embelsirat e mia me te preferuara ,njamm njammm).

Të tjera