Toblerone
10 Kor, 2025
Toblerone

Përbërësit:
-3 vezë,
-300 gr. sheqer,
-200 gr. çokollatë për ëmbëlsira,
-250 gr. Margarinë,
-2 lugë të supës kakao,
-100 gr. susam,
-100 gr. kikirika të grimcuar,
-200 gr. keksa të bluar,

Për glazurë:
-150 gr. çokollatë për ëmbëlsira,
-2 lugë të supës vaj.
Përgatitja:
1. Në tigan hedhim margarinin që të shkrihet në temperaturë mesatare.
2. Vezët dhe sheqerin i rrahim dhe i qesim ngadal ngadalë në margarinë.
3. I ziejmë deri sa të shkrihet plotësisht sheqeri, shtojmë kakaon, çokollatën dhe duke e përzier nga pak nga pak ja qesim susamin ,kikirikat dhe keksat.
4. Tepsinë e lyejmë me pak vaj dhe masën e nxehur e qesim dhe e rrafshojmë. Presim deri sa masa të forcohet dhe tani ja qesim çokollatën e shkrirë me vaj në banjomari (mbi avull).
5. Ëmbëlsirën e fusim në frigorifer për disa orë dhe prerjen e bëni sipas dëshirës.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
5 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
8 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
26 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
7 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
17 Maj, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH