Katrorë me biskota
13 Mar, 2025
Perbersitë
- 600 ml qumësht
- 2 pudinga vanilje
- 125 gr margarin
- 100 gr sheqer pluhur
- 1 luge sheqer
- 100 gr eurokrem(nutella)
- 70 gr cokollate
- 4 krem banane
- 35 biskota katrore
- 200 ml qumësht per njomjen e biskotave
- Krem pana per dekor
Udhezimetë
- Perzihen pluhuri i pudingave,sheqeri dhe 100 ml qumësht.
- Pjesa tjetër e qumështit vihet te vloje.
- Pasi vlon qumështi,shtohet pudinga e tretur dhe perzihet derisa te trashet pudinga.
- Pasi pudinga trashet duke e perzier vazhdimisht,e largojmë nga zjarri te ftohet pak.
- Margarina e qëndruar ne temperature ambienti,e perziejme me sheqerin pluhur.
- Pasi masa e perzier e margarinës behet mase kremoze,perzihet me kremin e pudinges te vaket.
- Pastaj kremin e pudinges e ndajmë ne tri ene veçmas.
- Ne njërën pjese qesim krembananet e grira ne copeza te vogla.
- Ne pjesën tjetër qesim nutellen dhe ne pjesën e mbetur qesim çokollatën e shkrire.
- Qe te tria kremerat i perziejme mire.
- Ne nje kallëp te thelle qesim nje shtrese me biskotat katrore te njomura paraprakisht ne qumësht te vaket.
- Mbi biskota qesim kremin me nutella,pastaj prap nje shtrese me biskota,prap nje shtrese me krem pudingë me krem bananet e grira.
- Pastaj prap nje shtrese me biskota,dhe përsipër kremin me cokollate dhe pudingë.
- Embelsiren e përfundojmë me krem pana per dekor dhe shije me te mire.
Të tjera