Tortë me portokall & çokollatë
26 Shk, 2025

Përbërësit:
7 vezë
150 g sheqer
230 g gjalpë
4 lugë supe me kakao
4 lugë miell
1 pluhur për ëmbëlsirë
Kremi:
500 ml ajkë e ëmbël
300 g çokollatë
lëvorja e një portokalli

Përgatitja:
Fillimisht rrahim gjalpin me sheqer, më pas i shtojmë të verdhat e vezëve dhe i përziejmë mirë. Shtojmë miellin e përzier me kakao dhe pluhur për fryrjen e ëmbëlsirës. Në fund i shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura me parë në shkumë të fortë. E pjekim në temperaturë 1800 C për 15 minuta.

Përgatitja e kremit:
Nxehim ajkën e ëmbël deri sa të filloj të vlojë dhe në të shtojmë çokollatën e copëtuar dhe e përziejmë deri sa të shkrihet. Shtojmë edhe lëvoren e portokallit dhe ashtu të nxehte e hedhim mbi tortë. E vendosim në vend të ftohtë që të forcohet kremi.

Të tjera
Embelsiraime
26 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
12 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
2 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
22 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
7 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
26 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
28 Shk, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH