Embëlsirë me Coca-cola
16 Maj, 2025
Embëlsirë me Coca-cola

Përbërësit për petën:
4 vezë
4 lugë sheqer
1 filxhan vaj
4 lugë kakao
5 lugë miell
1 pluhur për pjekurina
si dhe 400 ml koka kollë në vend sherbeti.
Përbërësit për fillin:
300 gr keksa të bluar
200 gr sheqer pluhur
200 gr margarin
200 gr kikirika të bluar(pa kripë)
250 ml koka kollë

Përbërësit për dekorimin:
2 kese shllag me shije çokolade
250 ml koka kollë.

Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqer,shtojmë vajin pastaj miellin,kakaon dhe pluhurin për pjekurina.
Përziejmë mirë e qesim në tepsi të lyer me yndyr dhe të përmillur.Pjekim në temperaturë 200*C.
Pasi të ftohet ia qesim koka kollën.
Përgatitja e fillit:
Rrahim margarinën me sheqer pluhur.Shtojmë keksat e bluar dhe kikirikat dhe përziejmë mirë.Në fund shtojmë koka kollën.I përziejmë dhe e qesim mbi pandispanjën e ftohur.
250 ml koka kollë i rrahim me mikser me 2 kese shllag dhe e dekorojmë ëmbëlsirën përmbi.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
1 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
13 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
5 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
8 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
29 Tet, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH