Biskotat patkua
24 Shk, 2025

Përbërësit e kësaj recete:

380 gr miell,

120 gr niseshte,

150 gr sheqer pluhur,

1 vezë,

120 gr margarinë,

60 gr gjalpë,

esencë vaniljeje,

çokollatë për të lyer majat.

Përgatitja:

Përgatisim brumin, duke përdorur gjithë përbërësit përveç çokollatës dhe e lëmë 20 minuta në frigorifer. Pas kësaj, i bëjmë si shkopinj duke e marrë pak nga pak dhe u japim formën e patkoit. I vendosim në tave ku kemi shtruar letër furre dhe i shtypim lehtë me gisht. I pjekim në 180° për rreth 10-15 minuta. Ndërkohë shkrijmë çokollatën në banjo mëri dhe më pas lagim bishtat e biskotave. Sipas dëshirës, mund të shtojmë pak kakao në brumë dhe majat t’i lyejmë me çokollatë të bardhë. Natyrisht, biskotave mund t’u japim dhe forma të tjera.

Të tjera
Embelsiraime
13 Shk, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
27 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Pri, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
5 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
26 Shk, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH