Bombë akulloreje me kumbulla
3 Gus, 2025
Bombë akulloreje me kumbulla

Përbërësit për 4 persona:

400 g akullore me arrë kokosi,

200 g akullore me pjeshkë,

100 g akullore me kajsi,

100 g arrë kokosi e thatë,

8 kumbulla,

lëngu i gjysmës së limonit,

1 lugë sheqer pluhur,

gjethe menteje,

1 formë gjysmë-sferike.

Përgatitja:

Presim kumbullat në feta dhe i hedhim në një tenxhere së bashku me sheqerin dhe lëngun e limonit. I ziejmë ngadalë sa të zbuten pak, por të mos iu prishet forma.

Pasi të jenë gati, i lëmë mënjanë të ftohen.

Akulloren me arrë kokosi e përziejmë me lëngun e ftohur të kumbullave. Formën e veshim me letër alumini dhe mbi të shtrojmë shtresën e akullores me arrë kokosi, pastaj fetat e kumbullave dhe e vendosim në ngrirje.

Pas gjysmë ore vendosim akulloren me pjeshkë dhe e fusim sërish në ngrirje.

Në fund shtojmë dhe akulloren me kajsi dhe e vendosim në ngrirje për të paktën 4 orë.

E heqim nga forma dhe e mbulojmë me arrën e kokosit të grirë.

Pritet në feta dhe dekorohet me gjethet e mentes dhe feta kumbulle.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
31 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
16 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
13 Maj, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
29 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
19 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
4 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
9 Tet, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH