Tortë me gjizë dhe fruta pylli
7 Gus, 2025
Tortë me gjizë dhe fruta pylli

torta_ok_333_710314749 (1)

Përbërësit e kësaj ëmbëlsire për 6 persona:

500 g gjizë pa kripë

270 g sheqer

1 kos

400 ml ajkë

500 g fruta pylli të përziera

lëngu i një gjysmë limoni

2 disqe nga 24 cm pandispanjë

Përgatitja:

Në një pjatë përziejeni gjizën e situr mirë me 120 g sheqer dhe me kos. Rrihni ajkën që të fryhet dhe shtojani përzierjes me delikatesë që të mos bjerë sërish. Shtoni pastaj 100 g fruta pylli dhe përziejeni. Sistemoni një disk pandispanje në fundin e tavës, hidhni sipër kremin e gjizës duke e niveluar mirë dhe mbulojeni me diskun tjetër.

Në një tenxhere të vogël vendosni në zjarr frutat që mbeten me sheqerin që ka tepruar dhe lëngun e limonit dhe ziejeni në zjarr të plotë derisa të jetë bërë si shurup. Lëreni të ftohen. Me këtë përzierje frutash lyeni sipërfaqen e tortës dhe vëreni në frigorifer për 3 orë.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
11 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
8 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
20 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
20 Sht, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH