Kunguj të njomë me fileto pule
30 Pri, 2025
Kunguj të njomë me fileto pule

Perbersit
1-2 fileto pule
2 kunguj të njomë
1 filxhan oriz basmati
1 kokërr qepë
1 thelpi hudhër
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
½ lëng limoni
3-4 filxhanë lëng pule
Borzilok ose nenexhik
Kripë, piper
Pergatitja
1
Presim filetot e pulës në kubikë në drejtim të kundër të fijeve. Presim më pas kungujt në gjysëm rrathë.

2
Në një tigan të thellë hedhim 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë hollë duke e spërkatur me kripë dhe piper.

3
Pasi qepa të jetë kaurdisur shtojmë filetot e pulës dhe i lemë derisa të ndryshojnë ngjyrë.

4
Më pas shtojmë kungujt dhe orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Lëngun e pulës e kemi ngrohur dhe e shtojmë në gatim së bashku me pak lëng limoni.

5
Në fund shtojmë hudhrën të grirë në rende, e mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë gatimin në temperaturë mesatare për 10 minuta.

6
Heqim kapakun, shtojmë pak vaj ulliri dhe disa gjethe borziloku ose nenexhiku. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak djathë kaçkavall të fortë të grirë në rende

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
30 Kor, 2023 - Te ndryshme
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH