Kasata të ftohta me biskota
27 Kor, 2025
Kasata të ftohta me biskota

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta – Koha e gatimit: 20 minuta
INGREDIENTËT
500 gram pana pasticerie
1 kuti qumësht i kondesuar
1 pako biskota
2 lugë gjelle kakao
2 nektarina
2 lugë gjelle sheqer
UDHËZIMET
1
Në një enë shtoni panën dhe e përzieni me një rrahës elektrik.

2
Shtoni qumështin e kondensuar dhe vaniljen. I trazoni mirë. Ndajeni masën në dy pjesë dhe tek njëra shtoni kakaon.

3
Tani merrni 1 biskotë që në këtë rast këshillohet të jenë drejtëkëndëshe dhe i shtroni sipër një lugë gjelle nga kremi i bardhë, vendosni një biskotë tjetër dhe shtroni një lugë gjelle nga kremi me kakao.

4
Përsëriteni këtë dy herë (pra gjithsesj do jenë 4 biskota).

5
Qëroni nektarinat, i hiqni bërthamat dhe lëkurën. Më pas i kaloni në tenxhere, i shtoni dy lugë gjelle sheqer dhe prisni derisa të treten.

6
Pas kësaj i lini të ftohen disi.

7
Merrni një tavë dhe shtroni në të akulloret me biskota. Sipër i shtoni nektarinat e sheqerosura.

8
I fusni akulloret në frigorifer dhe i lini për të paktën dy orë. Pas kësaj mund t’i shijoni

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
12 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
20 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
27 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
15 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Nën, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH