Supë kremoze me perime dhe qumësht
12 Gus, 2023

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta – Koha e gatimit: 25 minuta
INGREDIENTËT
1 lugë gjelle me miell
800 ml qumësht
250 gram kërpurdha
150 gram bizele
2 kokrra patate
1 kokër qepë
Vaj luledielli, kripë dhe piper
pak majdanoz të freskët
UDHËZIMET
1
Në një tigan skuqim qepët me vaj ulliri. Më pas i shtojmë karotat dhe patatet e grira në copa të vogla.

2
Në fund i shtojmë bizelet dhe kërpurdhat. I shtojmë miellin dhe e lëmë të skuqet së bashku me perimet.

3
Pastaj shtojmë qumështin, kripën dhe piperin.

4
Për ta bërë kremoze, pasi ta keni hequr nga zjarri, mund ta fusni supën në një blender, në mënyrë që të gjitha përbërësit të grihen imët duke krijuar një masë homogjene.

5
E shërbejmë të ngrohtë në një pjatë dhe sipër hedhim majdanozin e grirë. Shijojeni

Të tjera
Embelsiraime
1 Mar, 2023 - Te ndryshme
Embelsiraime
16 Kor, 2023 - Brumëra
Embelsiraime
29 Tet, 2023 - Te ndryshme
Embelsiraime
12 Maj, 2023 - Te ndryshme
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH