Shëndetli
13 Mar, 2025

Përbërësit
3 gota miell
1 gotë sheqer
3 lugë gjelle mjaltë
2 vezë
200 gr gjalpë
200 gr arra të thërmuara
1 lugë e vogël sodë bikarbonë
sheqer vanilje Podravka
2 filxhanë kafeje ujë

Për sherbetin:
3 gota sheqer
2 1/2 gota ujë
sheqer vanilje Podravka

Udhëzimet

Vezët, sheqeri, mjalta e gjalpa përzihen mirë në një enë. Në fund shtohen edhe arrat.

Më pas masës i shtohet mielli i përzier me sodë bikarbonë.

Formojmë një brumë jo shumë elastik.

Brumi i përgatitur vendoset në enën e lyer me pak gjalpë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, i bëhen disa viza me pirun dhe piqet për 30-35 minuta.

Pas pjekjes, shëndetlia ftohet dhe pritet në formë rombi.

Gjatë kohës që ëmbëlsira piqet përgatisim shurupin. Ujin dhe sheqerin i vëmë në një enë, derisa të marrin valë dhe të shkrihet tërësisht sheqeri. Shtojmë edhe një sheqer vanilje.

Shurupi i vakët hidhet mbi ëmbëlsirën e ftohur.

Ju bëftë mirë.

Të tjera
Embelsiraime
7 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
9 Pri, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
11 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
5 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
5 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
26 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
25 Shk, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH