Byrek trekëndësh me gjizë e kopër
14 Pri, 2025
Byrek trekëndësh me gjizë e kopër

Përbërësit:

Brumi:

400 gr miell
200 ml ujë
1 lugë kafe kripë
1 lugë gjelle vaj
Mbushja:

500 gr gjizë
2 tufa kopër
1 vezë
2 lugë gjelle gjalp
Vaj për spërkatje
Përgatitja:

Bashkojmë në një tas miell, kripë, vaj dhe ujë të vakët. Zëmë brumin jo shumë të fortë dhe e punojmë deri sa po ta presim me thikë, të mos ngjitet në të. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 15 minuta. Më pas e ndajmë në kulaçë të vegjël dhe i mbulojmë përsëri kulaçët për 10-15 minuta.
Ndërkohë koprën e kemi larë, tharë dhe e presim hollë. Në tasin me gjizë shtojmë 1 kokërr vezë , e rregullojmë shijen me kripë , gjalp të shkrirë e vaj ulliri, e më pas shtojmë koprën. E përziejmë mirë dhe e lëmë mbushjen mënjanë.
Hapim kulaçkat 3 e nga 3 në një rreze 15-20 cm dhe i bashkojmë ato me njëra-tjetrën me pak vaj, më pas i hapim në një petë të vetme. Pasi petën e kemi hapur mirë, e presim atë në shirita me gjatësi 8 ose 10 cm.
Shpërndajmë pak gjizë me kopër ( jo shumë trashë) në gjysmën e petës dhe palosim petën, duke filluar me cepin. E barazaojmë me petën nga e djathta në të majtë duke formuar një trekëndësh. Lyejmë një tepsi me yndyrë dhe vendosim trekëndëshat.
Kështu vazhdojmë me të gjithë kulaçkat që kemi bërë. Pra i bashkojmë nga 3 petë të hapura sa një pjatë e vogël. I lyejmë me vaj, i bashkojmë dhe pasi bashkojmë i pudrosim me miell. Hapim petën, e presim, e mbushim atë dhe formojmë byreçkat trekëndësh të cilat i mbushim me ç’të dëshirojmë gjizë apo spinaq.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
10 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
3 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
9 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
26 Shk, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
5 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
7 Mar, 2025 - Brumëra
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH