Ëmbëlsirë pa vezë
31 Kor, 2025
Ëmbëlsirë pa vezë

Këtë ëmbëlsirë fenomenale do ta përgatisni shpejt e akoma më shpejt do të zhduket nga pjata juaj.

Përbërsit:

1 ½ filxhan miell
pak kripë
1 lugë e vogël sodë bikarbonë
3 lugë gjelle kakao
1 filxhan sheqer
1 lugë e vogël uthull
1 lugë e vogël ekstrakt vanilje
5 lugë gjelle vaj
1 filxhan ujë
cokollatë e shkrirë

Udhëzimet:

Në tepsinë ku do të piqni ëmbëlsirën bashkojini të gjithë përbërësit e thatë- miellin, kripën, sodën bikarbonë, kakaon dhe sheqerin.

Pastaj duke përdorur tre gishtërinjë të dorës, krijoni tre gropëza të vogla tek masa.

Në njërën hidheni vaniljen e ujin, në tjetrën uthullën dhe në të tretën vajin.

Me pirun trazojini mirë të gjitha derisa të fitoni një masë homogjene.

Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për afro 35 minuta.

Pas pjekjes hidhjani çokollatën e shkrirë.

Ju bëftë mirë.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
14 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
4 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
18 Maj, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
22 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
12 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
15 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Gus, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH