Amaretto
22 Shk, 2025

PËR KORE ÇOKOLLATE
300 gr çokollatë
100 gr gjalpë
1,5 decilitra shtalpe e embel

PËR KREM
1 puding vanilje
4 decilitra qumësht
4 lugë sheqer
3 lugë liker amaretto
150 gr gjalpë

Hapat
Korja nga çokollata: çokollata copëtohet bashkohet me gjalpë dhe me shtalpë të ëmbël. Zihet në avull derisa të fitohet një masë kompakte.

Gjysma e masës së përgatitur ndahet dhe ruhet, gjysma tjetër derdhet në tavë rrafshohet dhe futet për t’u forcuar në frigorifer për ngrirje të thellë.

Krem: në një tenxhere të vogël derdhen 3 decilitra qumësht, shtohet sheqer dhe qumështi vlohet.

Në enë të veçantë tundet pudingu me 1 decilitër qumësht, përizerja e përgatitur derdhet në qumështin e vluar dhe zihen në temperaturë mesatare duke përzier derisa të trashët.

Pudingut të gatshëm i shtohet liker Amaretto dhe gjalpë, pastaj tunden me mikser.

Finalizimi: korja e forcuar nga çokollata hiqet nga frigoriferi për ngrirje të thellë, derdhet mbi të kremi i përgatitur, rrafshohet dhe lihet për t’u forcuar.

Pastaj shtohet çokollata e shkrirë e mbetur dhe ëmbëlsira kthehet për pak kohë të në frigorifer me ngrirje të thellë.

Ju bëftë mirë!

Të tjera
Embelsiraime
9 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
2 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
17 Shk, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
10 Jan, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
22 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
16 Pri, 2024 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH