Cheesecake me nutella për 15 minuta
17 Nën, 2025
Cheesecake me nutella për 15 minuta

Përbërësit:
250 gr biskota të bluara
100 gr gjalpë
400 gr nutella apo të ngjashme
500 gr djath pa kripë (maskarpone ose filadelfija sipas dëshirës)
50 grsheqer pluhur

Përgaditja:

Ne nje ene e perzieni gjalpin me nje luge nutella. Mund ta fusni per 10 sekonda ne mikrovale, do shkrihet dhe perzihet shume mire. Pastaj shtojme biskotat e bluara. Kete mase e shtrijme ne nje ene te rrumbullaket dhe e rrafshojme mire.

Ne nje ene tjeter marrim maskarponen i shtojme sheqerin pluhur, dhe pastaj edhe nutellen e mbetur, dhe perziejme derisa te fitohet nje mase.

E hedhim kete mase mbi biskotat e bluara te cilat i kemi rrafshuar me pare. E shtrijme mire dhe e rrafshojme. Mund ti hedhim si dekor copa çokolate sikurse qe i kam shtuar une ne foto dhe e fusim ne frigorifer per ta ftohe. Ju befte mire.
Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
11 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
16 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
17 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
26 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
16 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
2 Gus, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH